MILANO, 23 maj /ATSH-AFP/ – Italiani Carlo Ancelotti u emërua sot traner i ekipit të Napolit, me një kontratë tre vjeçare, njoftoi të mërkurën klubi napoletan.
“Napoli është i lumtur të njoftojë arritjen e një marrëveshje me trajnerin Carlo Ancelotti për tre sezonet e ardhshme”, sipas një komunikate të klubit.
Ancelotti, 58 vjeç, i shkarkuar nga Bayern Munich shtatorin e kaluar, do të pasojë Maurizio Sarri, që dërgoi Napolin në vendin e dytë në Serinë A këtë sezon, pas Juventusit. /G.S/