TIRANË, 22 maj/ATSH-Maela Marini/ – Trashëgimia me ujësjellësat është e rëndë dhe duhen shumë financime por ne do të bëjmë investimet e nevojshme.
Kështu deklaroi të martën Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorë të Tepelenës, ku u prezantuan projektet e qeverisë për Qarkun e Gjirokastrës.
“Jam i vetëdijshëm që duhet të bëjmë ende punë për sistemin e ujësjellësit në Tepelenë, ku do të fillojmë punën në qershor. E njëjta gjë në Memaliaj, në Këlcyrë, Libohovë e Përmet”, tha Rama.























