Ballina Ekonomi

By-pass-i i Tepelenës, projekti madhor transformues për gjithë zonën

TIRANË, 22 maj/ATSH/-By-pass-i i Telelenës që do të nisë së shpejti punimet, do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për Tepelenën duke i dhënë kësaj të fundit, vlerën e munguar prej vitesh.

Në bazë të planit rregullues të kësaj bashkie, ky projekt madhor do të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm. “By-pass që do të fillojë shumë shpejt, sjell përfitime të drejtpërdrejta në bashkinë Tepelenë. Rrugët dytësore që do të përfitojmë nga by-pass-i, zënë vlerën e 2 milion dollarë”, tha Termet Peçi.

Ndërkaq, katër ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e lotit të parë të by-pass-it të Tepelenës.  Projekti përfshin lidhjen e dy segmenteve rrugore, atë të segmentit Levan-Tepelenë në hyrje me segmentin në dalje Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, si pjesë e korridorit Veri-Jug.

Lidhur me fondin limit nga buxheti i shtetit për kryerjen e punimeve është rreth 2.4 miliardë lekë ndërsa kohëzgjatja e punimeve do të jetë 22 muaj pas nënshkrimit të kontratës, që llogaritet që segmenti të jetë i përfunduar në qershor të vitit 2020.

Rruga e re do të shtrihet përgjatë rrugës ekzistuese 2.7 kilometra, ndërkohë që gjatë punimeve nuk do të preket trafiku rrugor, pasi është parashikuar një rrugë shërbimi brenda qytetit për devijimin e trafikut. Ky segment do të realizojë lidhjen edhe me Kardhiqin, ndërsa do t’i japë mundësi hapjes së projektit të lotit të radhës së rrugës Korçë-Ersekë.

z.tosku /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita bllokon për çështjen “Xhafaj” punimet në komisionet parlamentare
Artikulli tjetërNë qershor nis puna në ujësjellësin e Tepelenës