Ballina Aktualitet

Opozita largohet nga “Ligjet”, Manja: Nuk është komisioni i “Babales”

TIRANË, 21 maj/ATSH/ – Mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve ka nisur sot me tensione dhe debate të ashpra.

Opozita kërkoi diskutime jashtë rendit të ditës për çështjen “Xhafaj”. Në debate u përfshinë deputetët e PD, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Ky i fundit nuk lejoi diskutime jashtë rendit të ditës.

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri theksoi se, “kalendari nuk përmban çështjen më të rëndësishme, çështjen “Xhafaj”. Ka 10 ditë me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narkoqeveri me një narko koperturë me një narko qeveri”.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi shtoi se, “ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn”.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja u shpreh se po bënte detyrën, “ky nuk është komisioni i “Babales”, por është komisioni i ligjeve”.

Pas debateve të ashpra, opozita ka bojkotuar mbledhjen e komisionit të Ligjeve, ndërsa maxhoranca ka vijuar shqyrtimin e projektligjit për “Profesionin e Avokatit” në Republikën e Shqipërisë.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlet me gati 10% numri i aksidenteve
Artikulli tjetërFOTO/ Në një muaj, përpunohen 40 anije me mallra