Ballina Ekonomi

Ulet me gati 10% numri i aksidenteve

TIRANË, 21 maj/ATSH/- Numri i të aksidentuarve në katër mujorin e parë 2018 është 651, duke u ulur me 9.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit periodik të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në katër mujorin e parë të vitit 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë 61, duke u ulur me 20.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për këtë periudhë raporton INSTAT, aksidentet rrugore, në 19.8 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 19 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/a.gjonaj//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLargohen qentë nga rruga Bogë-Theth
Artikulli tjetërOpozita largohet nga “Ligjet”, Manja: Nuk është komisioni i “Babales”