Ballina Aktualitet

KQZ trajnon votuesit për herë të parë në qytetin e Pukës

TIRANE, 10 Maj /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar sesionet edukuese dhe trajnuese me nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Sabah Sinani”, në qytetin e Pukës.

Maturantët u bënë pjesë e aktive e trajnimit duke u informuar dhe sensibilizuar për rëndësinë që ka vota e lirë, e fshehtë dhe e pandikuar në zhvillimin e proceseve demokratike për të ardhmen e vendit.

Ndër të tjera, përmes stimulimit të procesit të votimit, maturantët u njohën me procedurat që ndiqen në qendrën e votimit, si edhe me veprimet jo ligjore (fotografimi i votës, votimi familjar) që cënojnë standardet e procesit zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ bashkëbisedoi më drejtuesit e Bashkisë së Pukës dhe administratën e saj lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e administratës së pushtetit vendor në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor.

Çështjet që morën vëmendje kishin të bënin me punën për marrjen e masave paraprake për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore për zgjedhjet vendore të vitit 2019, respektimin e afateve për hartimin dhe publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, caktimin e vendodhjes së Qendrave të Votimi dhe krijimi i kushteve infratrukturore për personat me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të bashkëpunimit u diskutua ideja për bashkërendimin e veprimtarive për informimin dhe sensibilizimin e votuesve për veprat penale që cënojnë votën e lirë dhe të pandikuar, në mënyrë që të luftohet fenomeni negativ i votimit familjar. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Macron: Gjermania të jetë në lartësinë e reformave në Europë
Artikulli tjetërSHBA – Trump pret tre amerikanët e liruar nga Pheniani