BERLIN – Macron: Gjermania të jetë në lartësinë e reformave në Europë

AIX-LA-CHAPELLE, 10 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Gjermanisë, ku do t’i dorëzohet sot një çmim europian, të jetë në lartësinë e reformave në Europë, që janë bërë më të nevojshme se kurrë nga braktisja e multilaterizmit nga Donald Trump.

Kriza diplomatike e hapur nga njoftimi për tërheqjen amerikane nga marrëveshja për programin bërthamor iranian, do të peshojë në ceremonin e dhënies së çmimit Charlemagne, dhënë presidentit francez për vizionin e fortë për një Europë të re.

Është kancelarja gjermane ajo që është zgjedhur për t’i bërë elozhe liderit të ri europian, një vit pas marrjes së funksionit të tij.

Por, që prej mbërritjes së tij dje në mbrëmje në kryeqytetin e Karlit të Madh, Emmanuel Macron shfaqi modelin e debatit.

“Ne jemi në një moment historik për Europën”, deklaroi ai.

”Europa është tashmë e ngarkuar për të garantuar këtë rend shumëpalësh që ne kemi krijuar në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe që shpeshherë është tronditur”, shtoi ai në një intervistë për televizionin publik gjerman.

Për çështjen iraniane, europianët kanë shprehur kundërshtimet e tyre përballë Uashingtonit.

Paris, Berlini dhe Londra kanë reaguar menjëherë për të shprehur keqardhjen për vendimin e Donald Trump.

Për Parisin, kriza mbi Iranin mund të konsiderohet si një test i vullnetit për të vendosur sovranitetin europian, që Emmanuel Macron nuk resht së kërkuari në fjalimet e tij rithemelimin e Bashkimit Europian./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.