UASHINGTON, 10 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot në mesnatë tre amerikanët e liruar nga Pheniani, një imazh i fortë dhe i mbushur me simbole në prag të takimit me liderin koreano-verior, Kim Jong Un.
Pak para orës 03:00 (07:00 GMT), presidenti amerikan dhe Zonja e Parë, Melania Trump janë ngjitur në bordin e avionit, në të cilin kishin mbërritur tre amerikanët e liruar nga Pheniani në bazën ushtarake të Andrews, pranë Uashington, ku një flamur i madh amerikan ishte vendosur.
Avioni i sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ka zhvilluar vizitën e dytë në kryeqytetin koreano-verior brenda disa javëve, ka mbërritur më parë.
“Ky do të jetë një moment special. Për mua, kjo përbën diçka entuziazmuese, diçka shumë të rëndësishme për vendin”, deklaroi Trump disa orë më parë nga Shtëpia e Bardhë./
/ec/ a.jor.













