TIRANË, 25 prill /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Berlin nga Kancelarja Angela Merkel.
Zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert ka postuar në Twitter foto nga ky takim.
“Kancelarja Merkel takohet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, bën të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, duke shtuar se në takim Merkel ka inkurajuar vazhdimin e reformave.


“Unë vetëm mund t’ju inkurajoj që rruga e reformave të vazhdojë. Kjo krijon mundësi për rritje ekonomike dhe mundësi për të ardhmen e rinjve”, – shkruan në postimin e tij këshilltari i Kancelares, Steffen Seibert. /a.g/























