Ballina Kosova

Kosovë-Maqedoni, bashkëpunim në fushën e mjedisit

PRISHTINË, 17 prill/ATSH/.- Problemet me ajrin e ndotur, çështja e ujërave dhe mbrojtja e mjedisit ishin në qendër të takimit të zhvilluar sot në Shkup, mes ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Sadulla Duraku dhe homologes së tij nga Kosova, Albena Reshitaj.

Dy ministrat u zotuan për bashkëpunim më të madh ndërmjet dy vendeve dhe për mbrojtjen e mjedisit.

“Biseduam për natyrën dhe për shpalljen e malit të Sharrit “Park Kombëtar”, nga ana e Maqedonisë, pasi në pjesën e Kosovës është shpallur. Do të kemi një bashkëpunim ndërkufitar turistik. Një tjetër çështje që biseduam ishte ajo e ujërave, për lumin Lepenc, për çështjen e ajrit,etj”, tha ministri maqedonas Duraku.

Ndërsa ministrja kosovare Reshitaj u shpreh se “mendoj që është një mision i veçantë i ne të dyve që të mundohemi që në të dyja anët e kufirit, të fillojmë nga kufijtë, të ndryshojmë mjedisin tonë për të mirën e qytetarëve të të dyja shteteve”.

“Edhe Maqedonia edhe Kosova synim të vetëm dhe të përbashkët kanë integrimin  europian, prandaj ne bashkarisht duke forcuar dhe thelluar bashkëpunimin do të arrijmë që rrugën drejt Bashkimit Europian ta afrojmë sa më shumë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Reshitaj./KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFleckenstein: KE hap negociatat pa kushte për Shqipërinë
Artikulli tjetërRUMANI – Ish-presidenti Iliescu nën hetim për krime kundër njerëzimit