TIRANË, 17 Prill /ATSH- I. Vata/ – Komisioni Europian ka dhënë rekomandimin për çeljen pa kushte të negocitave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Eurodeputeti dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka dhënë lajmin në statusin e tij Twitter duke u shprehur se Shqipëria e meritonte rekomandimin nga komisioni i BE-së pa kushte.
“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton!”, shprehet ai. /a.g/













