Ballina Bota

LONDËR – May prezanton projektin e ”luftës” së informacionit pas çështjes Skripal

LONDËR, 28 mars /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe është e gatshme të ndërmarrë një ”luftë” informacioni të mbështetur nga qeveria në kuadër të asaj që kryeministrja, Theresa May e njoftoi si operacion kundër propagandës së Rusisë, Koresë së Veriut dhe kundërshtarëve të tjerë gjeopolitikë potencialë si dhe grupeve terroriste.

Por, në një intervistë të dhënë dje mbrëmje dhe publikuar nga “Daily Telegraph”, May ka theksuar se kishte dhënë rekomandime për shërbimet sekrete, për të goditur atë që Londra e cilëson si “dezinformim” në internet.

Sipas medias, ky është një projekt që i korrespondon emrit ”Doctrina Fusion”, projekt tashmë i prezantuar disa kohë më parë dhe i promovuar në samitet ushtarake dhe të shërbimeve sekrete britanike në emër të konceptit të luftës hibride.

Por, kjo pasqyrohet tashmë si një njoftim publik në sfondin e mosmarrëveshjeve me Moskën duke përfshirë këtu akuzat dhe kundërakuzat mbi helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPuplat, protagonistet e modës pranverore
Artikulli tjetërUASHINGTON – Rritja ekonomike e SHBA-së kalon nivelin e 3%