UASHINGTON, 28 mars /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike e SHBA-së u rivlerësua me një rritje të ndjeshme në tremujorin e katërt, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve dhe duke dalë mbi objektivin e 3% të presidentit Donald Trump, sipas vlerësimeve të fundit të Departamentit të Tregtisë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) amerikan u rrit me 2,9% në vit, kundrejt 2,5% që ishte në vlerësimin e mëparshëm. Ndërkohë që analistët parashikonin një rritje prej 2,6%.
Një konsum më i fortë dhe investimet e konsiderueshme të sipërmarrjeve shpjegojnë këtë performancë.
Ky rishikim në ngritje në tremujorin e fundit, pas një rritjeje me 3,2% në tremujorin e tretë, nuk ndryshon ritmin e rritjes ekonomike për vitin 2017 që mbetet 2,7%, më mirë se sa në vitin 2016 (+1,5%) por më ulët se në vitin 2015 (+2,9%).























