Ballina Aktualitet

Balla apel banorëve: Ndaloni veprimet dëmtuese të argjinaturës

TIRANE, 23 Mars/ATSH/- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka parë nga afër situatën e krijuar nga shembja e rrugës në Njësinë Administrative Papër në Elbasan.

Situata e vështirë në këtë zonë është krijuar për shkak të reshjeve të mëdha që nxorën përroin nga shtrati dhe shkatërruan një pjesë të aksit rrugor, duke bërë të vështirë lëvizjen e banorëve të fshatrave Papër, Sollak dhe Pajun.

Balla gjatë inspektimit tha se do të kërkohet ndërhyrja e Emergjencave Civile dhe e Ushtrisë për normalizimin e situatës në këtë zonë, si dhe i bëri apel banorëve të mos presin pemët anës lumit.

“Ne do të kërkojmë ndërhyrjen e Emergjencave Civile dhe të Ushtrisë për të na ardhur në ndihmë. Duke marrë parasysh numrin e madh të familjeve që përfitojnë nga kjo rrugë ju garantoj që përmes ushtrisë të vazhdojmë investimin e nisur me pritat. Një bashkëpunim mes Emergjencave Civile, Forcave të ushtrisë, të cilët këtu e kanë dhënë provën sepse ndërtuan urën dhe këtë vit do të ndërtojmë dhe urën tjetër”, u shpreh Balla.

Balla i bëri apel banorëve që të mos presin pemët, pasi kjo është një nga arsyet kryesore të prishjes së rrugës.
“Ju lutem mos prisni pemët anës lumit, se një nga arsyet e prishjes se rrugës është se janë prerë pemët”, tha Balla.

Sipas tij, shpëtimi i mëtejshëm i rrugës nga gërryerjet e përroit, do të bëhet i mundur vetëm me vazhdimin e investimit të nisur për ndërtimin e pritave dhe pyllëzimin e bregut./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUMANI – Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë linjat e transportit 
Artikulli tjetërOSLO – Norvegjia ndalon përdorimin e burkas në shkolla dhe universitete