Ballina Kosova

Macron do të vizitojë Kosovën

PRISHTINË, 14 Mars/ATSH/.- Presidenti i Francës, Emannuel Macron do të vizitojë Kosovën, ndërsa vizita konfirmon edhe njëherë se Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar përmes rrjetit social “Facebook”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është takuar sot në Paris me Presidentin e Francës, Emannuel Macron.

“Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga Presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore. Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE”, shkruan Thaçi.

Ai shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

“Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, shkruan Thaçi./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet, vijon furnizimi me ushqime dhe ujë për banorët e Shkodrës
Artikulli tjetërGREQI – Pavlopulos: Maqedonia të ndryshojë emrin dhe Kushtetutën para nënshkrimit të marrëveshjes