TIRANË, 9 Mars /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) njoftoi largimin e menjëhershëm nga puna të dy inspektorëve të saj, të cilët u ndaluan sot nga strukturat e Seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin. “Pas ndalimit të një punonjësi dhe ndjekjes në gjendje të lirë të një punonjësi tjetër me detyrë inspektorë të zbatimit pranë Drejtorisë së Hetimit Tatimor rajoni qendror Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv të personave, që ushtrojnë funksione publike”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjen rastin të falenderojë për bashkëpunimin strukturat e Seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin”, thuhet në deklaratë për shtyp të DPT-së. Në lidhje me të dy këta inspektorë do të merret masa e largimit të menjëhershëm nga detyra.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton të gjithë bizneset dhe qytetarët, që të jenë krah saj për të denoncuar dhe luftuar raste të tilla përmes çdo kanali komunikimi.Në dispozicion të bizneseve dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të administratës tatimore është vendosur numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, adresa elektronike [email protected] si dhe mund të dërgoni mesazhe, foto apo filmime në numrin 069 70 73 733.Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, citohet deklarata e DPT-së, i bën thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit.
Ballina Ekonomi
Lajme
SHBA – Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Amerikanët duan politikë që bashkon, jo që përçan
UASHINGTON, 4 nëntor /ATSH/ – Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke theksuar se votuesit amerikanë...
Rruga e Tales, një tjetër infrastrukturë moderne që i jep shtysë zhvillimit të turizmit...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Zona e Tales në Lezhë është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit e më shumë po...
Sekuestrohet një kilogram kokainë në Muriqan
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Një sasi lëndësh narkotike e dyshuar si kokainë u bllokua sot në pikën kufitare të Muriqanit.
Përmes një njoftimi për shtyp të...
Progresraporti i KE-së për Shqipërinë, nga reformat e miratuara te lufta e SPAK kundër...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/- Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushi standardet e ndërmjetme në grupkapitullin e parë, për çështjet...
Raporti i progresit i KE, BSH: Vlerëson përputhjen e legjislacionit me standardet e BE-së
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Komisioni Evropian ka vlerësuar nivelin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian në fushën e politikës monetare,...
Demokratët rrimarin kontrollin e Kongresit amerikan
SHBA, 4 nëntor/ATSH/ Demokratët kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet afatmesme në SHBA, duke rimarrë kontrollin si të Dhomës së Përfaqësuesve, ashtu...
Costa: Kosova duhet t’i përshpejtojë reformat drejt BE-së
PRISHTINË, 4 nëntor /ATSH/ Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë...
Malaj: Monitorim për uljen e çmimeve nga ulja e TVSH-së, taksë shtesë për apartamentet...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se janë rreth 54 produkte që konsumatorëve shqiptarë do t’u kushtojnë më pak nga...
Ibrahimaj: 24 miliardë lekë shtesë për indeksimin dhe rritjen e të ardhurave të pensionistëve...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se gjatë vitit 2027 do të vijojë politika e rritjes së...
Izrael, opozita kërkon largimin e Netanyahut pas fitores së demokratëve në SHBA
IZRAElLi, 4 nëntor, AA/ ATSH/ Liderët e opozitës izraelite kanë kërkuar largimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke paralajmëruar se vazhdimi i qëndrimit të tij...























