Ballina Aktualitet

Situata në kaskadën e Drinit po përmirësohet, KESH: Sonte mbyllim portat e shkarkimit

TIRANË, 9 Mars/ATSH/ – Korporata Elektroenergjitike Shqiptare informon se situata hidroenergjetike në kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në orën 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek. Sipas KESH sonte në orën 23:00 do reduktohen më tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit. “Duke parë tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qëllim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit të emergjencave civile të qarkut të Shkodrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi të mundshme që sonte në orën 23:00 të reduktojë më tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”- thuhet në njoftimin e KESH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHISTORI – Dy samite të paprecedenta përpara atij Trump-Kim
Artikulli tjetërDPT inkurajon biznesin të denoncojë çdo rast korrupsioni