VIDEO/ “Shirli Valentina”, realiteti i gruas së zakonshme përmes humorit dhe aktrimit

TIRANE, 11 Shkurt /ATSH/ – Olta Daku, pas suksesit në Teatrin e Durrësit dhe “Andon Zako Çajupi” me komedinë “Shirli  Valentina “, solli mbrëmjen e djeshme premierën në skenën e Teatrin Kombëtar.

Nën regjinë e Driada Dervishit, kjo komedi mbushi dje me artdashës të shumtë sallën e teatrit ku nuk munguan dhe ovacionet e shumta pas mbarimit të shfaqjes.Gjithashtu teatri bën me dije se të gjitha biletat për këtë shfaqje e cila do të vazhdoj dhe për tre netë të tjera për publikun kryeqytetas janë shitur.

”Shirli Valentina” është një nga veprat më të sukseshme të autorit anglez Willy Russell, e cila qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze .E vënë në mbi 30 vende në mbarë botën, kjo vepër vjen për herë të parë në Shqipëri. Fituese e çmimit Lorenc Oliver si Komedia më e mirë e vitit 1988, “Shirli Valentina” është konceptuar në formën e një ‘one woman show’.

Kjo shfaqje, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë : e mrekullueshmja Olta Daku, e cila, përmes Shirlit, na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Pra ”SHIRLI VALENTINA” na tregon udhëtimin e jashtëzakonshëm të një gruaje të zakonshme.

Kjo komedi klasike dhe moderne,do të bë publikun të buzëqeshi gjatë, edhe pasi shfaqja të ketë mbaruar,në datat  9 – 10 – 11 shkurt ora 19.00. /a.alla/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.