Ballina Bota

Lumë mesazhesh ngushëllimi për vdekjen e senatorit John McCain

UASHINGTON, 26 gusht /ATSH-AFP/ – Pas vdekjes së senatorit amerikan John McCain, ditën e shtunë, vërshuan lumë mesazhet e ngushëllimit nga liderë apo ish-liderë të SHBA-së dhe të mbarë botës.

-Presidentët amerikanë

Donald Trump:

‘’Ngushëllime dhe respektin tim më të sinqertë për familjen e senatorit John McCain, zemrat tona dhe lutjet janë me ju!”

Barack Obama:

‘’Ne ndamë të njëjtin mendim, pavarësisht dallimeve tona, për besnikërinë ndaj diçkaje më të lartë, idealeve për të cilat breza të tërë të amerikanëve dhe emigrantëve luftuan dhe sakrifikuan veten”.

Bill dhe Hillary Clinton:

”Senatori McCain besonte se çdo qytetar kishte përgjegjësinë për të përdorur liritë e ofruara nga Kushtetuta. Nga shërbimi i tij heroik në Marinë deri në 35 vite në Kongres, ai çdo ditë eci bazuar mbi këto parime”.

George W. Bush

“Disa jetë janë aq frytdhënëse saqë është e vështirë të imagjinohet se mund të përfundojnë, disa zëra aq të fuqishëm saqë është e vështirë të mendosh se do të shuhen.” John McCain ishte një njeri me ideale dhe patriot në nivelin më të lartë”.

George H.W. Bush:

‘’Pak individë kanë sakrifikuar kaq shumë, ose kanë kontribuar kaq shumë në mirëqenien e bashkëkombasve të tyre apo për vendosjen e paqes në botë’’.

Jimmy Carter:

‘’Amerikanët do të jenë përgjithmonë mirënjohës për heroizmin e tij ushtarak dhe integritetin e hekurt si senator i Shteteve të Bashkuara”.

– Liderë të huaj

Angela Merkel, kancelarja gjermane:

‘’Senatori McCain ishte një nga figurat më të mëdha politike të kohës sonë dhe avokati i palodhur i një aleance të fortë transatlantike.”

Emmanuel Macron‏, presidenti francez u shpreh me një postim në anglisht:

‘’John McCain ishte një hero i vërtetë amerikan, i përkushtuar ndaj vendit. Zëri i tij do të na mungojë”.

Theresa May, kryeministrja britanike:

‘’John McCain ishte një burrë i madh shteti që mishëroi idenë e shërbimit altruist. Ishte nder ta konsideroje atë një mik të Britanisë së Madhe.”/

/v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Wauquiez: Imigracioni masiv, një kërcënim për civilizimin evropian
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/08/2018