MOSKË, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Ajo që uroj është suksesi i ekipit tim kombëtar, jo fitoret individuale, theksoi sot kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, kandidat për Topin e Artë në rast fitoreje përballë Francës në finalen e Kupës së Botës.
“Nesër është finalja e Kupës së Botës. Lojtarë e dinë se çfarë përfaqëson kjo. Nuk po këmbëngulim në seancat e stërvitore. Duhet thjesht të shplodhen, ka disa probleme të vogla dhe dëmtime”, theksoi trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic
“Para një ndeshjeje të rëndësishme asgjë nuk duhet të ndryshojë. Do të qetësohemi, do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë si për ndeshjet e tjera. Nuk ka asgjë spektakolare. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, theksoi Luka Modric, kapiteni i Kroacisë./
/ec/






















