Ballina SPORT

Modelja Vodianova dhe Filip Lahm do të sjellin Kupën e Botës në stadium

TIRANË, 14 korrik/ATSH-ANSA/ FIFA deklaroi se do të jenë topmodelja ruse Natalia Vodianova dhe ish-kapiteni i skuadrës fituese të Kupës së Botës Brazil 2014, Philipp Lahm ata që do të sjellin kupën e re në fushë, para fillimit të finales së Kupës së Botës. Kupa do të transportohet në një kasë titani të nënshkruar nga “Louis Vuitton”, firmës dizenjuese të saj. Për nder të vendit pritës, fiksueset dhe kapaku i kasës që mban kupën janë bërë nga rutenia, një element kimik që e ka marrë emrin nga Rusia. Finalja e Kupës së Botës midis Francës dhe Kroacisë do të luhet të dielën më 15 korrik në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Modelja ruse Vodianova mori pjesë edhe në ndeshjen hapëse të Botërorit, së bashku me portierin spanjoll Iker Casillas. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakModriç: Suksesi i ekipit më i rëndësishëm se fitoret individuale 
Artikulli tjetërKlosi apel qytetarëve: Mos pranoni të shërbeheni me qese plastike