Ballina Bota

MALTË – Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi

VALETA, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Bisedimet për krijimin e një pakti të ri për migracionin në Bashkimin Europian po përparojnë me vështirësi, u shpreh sot eurodiplomati i lartë, Josep Borrell.

“Ne po përparojmë me vështirësi, megjithatë po përparojmë”, tha ai, duke shprehur edhe optimizëm.

“Ne e ndajmë vendosmërinë e Maltës për të zgjidhur problemin e flukseve të parregullta të migracionit dhe situatën në Libi”, tha Borrell, duke shtuar se Malta ka nevojë për ndihmë për të menaxhuar këto flukse migratore në territorin e saj.

Pesë vende anëtare të BE-së ranë dakord për një plan, vitin e kaluar, për reformimin e sistemit të zhvendosjes së migrantëve në BE, megjithatë ky plan nuk ka arritur të tërheqë vende të tjera deri më tani./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni Europian 15 milionë euro grante shtesë për rajonin/ Soreca: Përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri
Artikulli tjetërFRANCË – Bursat europiane sërish në rënie