Ballina Bota

FRANCË – Tregjet botërore të aksioneve sërish në rënie të thellë

PARIS, 11 qershor /ATSH-AFP/- Tregjet europiane të aksioneve dhe Wall Street ranë me më shumë se 4%, të penalizuara nga pesimizmi në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike dhe frika e një vale të dytë të COVID-19.

Të gjitha tregjet e kapitalit europian humbën më shumë se 4%: Parisi e mbylli me -4,71%, Frankfurti -4,47%, Londra -3,99%, Milano -4,81% dhe Madrid -5,04%.

Eurostoxx humbi me 4,27%.

Në kohën e mbylljes së seancës europiane, Wall Street u mbyll me – 5%.

“Kjo është rënia e pestë më e madhe në Europë që nga fillimi i krizës së koronavirusit”, tha Thierry Le Clercq, specialist kapitali për kapitalin francez në “Mandarine Gestion”.

Çmimet e naftës ranë me gati 10%, duke tradhtuar pritshmërinë e investitorëve për dinamizmin e rimëkëmbjes ekonomike globale dhe, si rrjedhojë, atë të kërkesës për arin e zi./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka Botërore për planin kombëtar “Shqipëria 2030”: Qasje e mirë për rigjallërimin e ekonomisë
Artikulli tjetërKLGJ vendosi për përfundimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, reagon Dvorani: Juridikisht, gafë e paimagjinueshme