ATHINË, 13 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku si fillim vizitoi dhe vendosi një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
Më pas, ai zhvilloi një vizitë në Pallatin Presidencial, ku u mirëprit zyrtarisht nga presidenti grek, Prokopios Pavlopulos.
Një takim midis dy liderëve është planifikuar të zhvillohet gjatë ditës.
Gjithashtu, presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe kryetarin e Parlamentit, Nikos Voutsis.//a.i/ a.jor.























