ATHINË, 13 mars /ATSH-ANA-MPA/ – Autoritetet greke arrestuar gjashtë pakistanezë të moshës 19-34 vjeç, ndërsa një i shtatë është vënë në kërkim i akuzuar për grabitje, njoftoi sot policia.
Gjashtë të dyshuarit pretendohet se janë anëtarë të një bande që kanë grabitur vendasit dhe turistët në zonën arkeologjike të Akropolit.
Banda u shkatërrua gjatë një operacioni të policisë në perëndim të Athinës në qarkun Egaleo.
Sipas raportit të policisë, anëtarët e bandës i kryenin veprat penale pranë Akropolit dhe kryesisht gjatë natës.
Ata i kërcënonin viktimat e tyre me thikë dhe i detyronin ata të dorëzonin telefonat e tyre celularë, paratë dhe sendet e tjera me vlerë.
Gjithashtu, policia nënvizoi se anëtarët e bandës nuk hezitonin të përdornin thikat, nëse viktimat u rezistonin kërcënimeve të tyre //a.i/ a.jor.