Ballina Bota

SHBA – Trump vendos tarifa edhe për produktet kineze

UASHINGTON, 15 qershor /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë njoftoi vendosjen e tarifave edhe mbi produktet kineze, në masën 25% për shkak, sipas saj, të praktikave jo të ndershme tregtare.

”Produktet kineze kanë të bëjnë sidomos me disa teknologji të rëndësishme industriale”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

”Tregtia mes SHBA dhe Kinës ka qenë jo e ndershme prej një kohe të gjatë. Kjo situatë nuk është më normale”, theksoi ajo.

Efektet e këtij vendimi do të fillojnë më 6 korrik.

Trump ka vendosur tarifa për metalet ndaj BE, Kanadasë dhe Meksikës.

Ndërkohë, Kina reagoi duke deklaruar se do të merrrte masat e duhura ndaj vendimit amerikan./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPAKISTAN – Vritet lideri i talebanëve, pas një sulmi amerikan me dron
Artikulli tjetërDëmtohen 70% të kulturës bujqësore në Elbasan, Balla: Grup pune për çdo familje