Ballina Bota

SHBA – FED njofton 2 300 miliardë dollarë kredi për të mbështetur ekonominë

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Amerikane njoftoi 2 300 miliardë dollarë kredi të reja për të mbështetur ekonominë dhe të destinuara në mënyrë të veçantë për kompanitë dhe komunitetet lokale që vuajnë nga pasojat e COVID-19.

“Këto fonde do të ndihmojnë familjet dhe punëdhënësit si dhe do të fuqizojnë autoritetet lokale dhe rajonale të ofrojnë ndihmë në këtë periudhë pandemie”, theksoi FED në një deklaratë.

“Banka Qendrore Amerikane do të japë ndihmë për kompanitë që e kanë parë aktivitetin e tyre ekonomik plotësisht të ndërprerë si pasojë e pandemisë, për të siguruar që rimëkëmbja do të jetë sa më e fuqishme të jetë e mundur kur të vijë”, theksoi presidenti i FED, Jerome Powell./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI-Mat/ Malaj për ATSH: Përfundon dezinfektimi në disa institucione arsimore dhe hapësira publike
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Elbasan, qytetarët pritje në “rrathët e verdhë” të distancimit fizik