TIRANË, 29 mars/ATSH/ -Situata e krijuar nga COVID-19, e cila detyron qytetarët dhe studentët të qëndrojnë në shtëpi nuk ka ndalur punën dhe studimin.
Një shembull i kësaj janë pjesëmarrësit e rinj të programit SpeakUp 2.0 të Këndit Amerikan në Tiranë, zbatuar nga New Vision, të cilat u takuan online për t’u përgatitur për sesionet lokale të debateve mbi zgjidhjen e sfidave në komunitetet e tyre.
Programi SpeakUp 2.0 u jep nxënësve të shkollave të mesme aftësi për zgjidhjen e probleme, debatin publik dhe udhëheqjen.
Ambasada e SHBA ka publikuar një video nga këto sesione ku thekson se, “ne vijojmë projektet tona me të rinjtë. Pjesëmarrësit e rinj të programit SpeakUp 2.0 të Këndit Amerikan në Tiranë, zbatuar nga New Vision, u takuan online për t’u përgatitur për sesionet lokale të debateve mbi zgjidhjen e sfidave në komunitetet e tyre. Programi SpeakUp 2.0 u jep nxënësve të shkollave të mesme aftësi për zgjidhjen e probleme, debatin publik dhe udhëheqjen”.
/gj.mima/ /a.a/























