30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Zv.ministri italian Sileri: Faleminderit Shqipërisë për këto burime të çmuara

TIRANË, 29 mars/ATSH/  -Zv/ministri i Shëndetësisë së Italisë, Pierpaolo Sileri ka falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, teksa mes tyre është shprehur se ka njohur edhe dy studentë të tij.

Së bashku me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio ai ishte dje i pranishëm në pritjen e Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe 30 punonjësve shëndetësorë nga Shqipëria.

“Me ministrin Luigi di Maio mirëpritëm Ministrin shqiptar Cakaj Gent dhe 30 punonjës shëndetësorë nga Shqipëria. Vërtet bukur t’i shihje duke ardhur. Emocionuese kur, mes tyre, njoha dy studentë të mi të mjekësisë shqiptare. Faleminderit Shqipërisë për këto burime të çmuara”, është shprehur Sileri.

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e djeshme drejt Italisë për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.

/gj.mima/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.