Ballina Aktualitet

COVID-19/ Pensionistët nuk mund të aplikojnë për leje daljeje, duhet të qëndrojnë në shtëpi

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Pensionistët nuk do të pajisen me leje, pasi nuk lejohet të dalin nga shtëpia.

Kryeministri Edi Rama, prezantoi sot aplikacionin online ku do të aplikohet për lejen e daljes për të bërë pazar brenda orarit të lejuar të lëvizjes, pra fashës së orarit 05:00-13:00.

Kryeministri theksoi se pensionistët nuk do të pajisen me leje. “Pensionistët nuk do të mund të aplikojnë në këtë sistem, sepse përgjigja do të jetë negative. Pensionistët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe për ata pensionistë që janë të vetmuar dhe nuk i kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi urbane apo njësi administrative do të kujdesimi ne, siç po kujdesemi pa pushim”, theksoi Rama.

“Do të kujdesimi me ekipet tona në territor, të cilët do t’u bëjnë pazaret, do t’u çojnë ilaçet dhe do të bëjnë për ta, atë që kanë nevojë. Pensionistët nuk do të dalin më në rrugë”,  nënvizoi Kryeministri.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH: Numri global i rasteve ka tejkaluar 500 000 persona
Artikulli tjetërCOVID-19/ Anëtari i familjes që vazhdon punën, do të lëvizë me autorizimin që aktualisht disponon