Ballina Bota

ITALI – Agnelli blen gazeta të njohura

TORINO, 3 dhjetor /ATSH-DPA/- Familja industrialiste italiane Agnelli , e cila themeloi perandorinë e automobilave të markës Fiat ka zgjeruar pronat e saj mediatike duke blerë një grup të rëndësishëm të gazetave italiane.

‘’EXOR, kompania kryesore e families Agnelli, ka flerë 44% të aksioneve të grupit të mediave GEDI për 102,5 milionë euro’’ deklaroi kompania EXOR.

Përveç ‘’La Repubblica’’, gazeta e dytë më e shitur në Itali, GEDI përfshin gazetat ‘’La Stampa’’,‘’Il Secolo XIX’’, disa gazeta lokale si dhe tre stacione radioje.

“Jemi të bindur që gazetaria cilësore ka një të ardhme të ndritshme për sa kohë që mund të kombinojë autoritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë me nevojat e lexuesve të saj sot dhe në të ardhmen”, deklaroi presidenti i EXOR John Elkann./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – FB paraqet opsionin që zhvendos fotot në Google
Artikulli tjetërFRANCË – Parisi kërkon ndihmën e Brukselit mbi tarifimet amerikane