Ballina Bota

TEKNOLOGJI – FB paraqet opsionin që zhvendos fotot në Google

UASHINGTON, 3 dhjetor /ATSH-ANSA/- Kompania Facebook është duke testuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të transferojnë me lehtësi fotot dhe videot e tyre nga media sociale në Google Photos.

Funksioni aktualisht është aktiv vetëm në Irlandë, por do të shtrihet në një shkallë globale deri në gjysmën e parë të vitit 2020.

Lajmet vijnë në një kohë kur Facebook, së bashku me Google, është nën sitën e Antitrustit të BE-së për mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve.

“Ne besojmë se nëse ndani të dhëna me një shërbim, duhet të jeni në gjendje t’i transferoni ato në një tjetër. Ky është parimi i transportueshmërisë së të dhënave, i cili u jep njerëzve kontroll dhe zgjedhje, ndërsa inkurajon inovacionin”, shkroi në një postim drejtori i privatësisë në Facebook, Steve Satterfield./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami i Rindërtimit/ Nga 1 janari nis dhënia e bonusit të strehimit, për banorët në zonat rurale shtëpi ekologjike
Artikulli tjetërITALI – Agnelli blen gazeta të njohura