PARIS, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shlyer detyrimet ndaj produkteve franceze në përgjigje të taksës ndaj kompanive gjigante të teknologjisë është “i papranueshëm”, deklaroi ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire.
”Franca ka kontaktuar Komisionin Europian për të konfirmuar se nëse funksionet e reja hyjnë në fuqi, do të kishin një përgjigje europiane, një përgjigje të fortë”, theksoi Le Maire për radion ”Classique”.
Uashingtoni deklaroi ‘’se taksa prej 3 % për Francën mbi gjigantët dixhitalë vendas është diskriminim ndaj kompanive amerikane.
Zyra e përfaqësuesit amerikan të shitjeve Robert Lighthizer propozon detyrime deri në 100% për produktet franceze përfshirë shampanjën, djathin dhe çantat prej lëkure, me një vlerë tregtare prej rreth 2,4 miliardë dollarë./ /os/ a.jor.























