Ballina Kryesore

Sekuestrimi i drogës në Durrës, SHBA vlerëson punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda

TIRANË, 9 Mars/ATSH/.- “Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një ‘peshk i madh'”, deklaroi të premten Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ndërsa i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Arbër Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë. Në një prononcim për “News24”, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu komentoi kapjen e 613 kg kokainë në Durrës. “Nga çdo këndvështrim, Arbri Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimit të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAQEDONI – Shkalla e papunësisë në nivelin 21,9%
Artikulli tjetërTiranë – Bashkia vijon investimet në infrastrukturë