Ballina Bota

SHBA – “Forbes”: Xi Jinping njeriu më i fuqishëm i botës

NJU JORK, 9 maj /ATSH-AA/ – Revista ekonomike amerikane “Forbes” publikoi listën e njerëzve më të fuqishëm në botë.

Vendin e parë në listën e “njerëzve më të fuqishëm në botë 2018” e zuri presidenti i Kinës, Xi Jinping, vendin e dytë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndërsa në të tretin presidenti amerikan, Donald Trump.

Zyrtarët e “Forbes”-it njoftojnë se në përgatitjen e listës prej 75 personave merren parasysh aftësitë e këtyre personave në ndikimin e njerëzve dhe efektiviteti i përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ndodhet në duart e tyre.

Xi Jinping u radhit në vendin e parë duke e kaluar presidentin rus Putin, i cili për katër vite me radhë e kryesonte këtë listë.

Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:

1. Presidenti i Kinës, Xi Jinping

2. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

3. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

4. Kancelarja gjermane, Angela Merkel

5. Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos

6. Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku

7. Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates

8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman

9. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi

10. Njëri nga themeluesit e Google, Larry Page./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërurohet “Parku i Europës” në Tiranë
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Një asteroid zbulohet në kufijtë e sistemit diellor