HAPËSIRË – Një asteroid zbulohet në kufijtë e sistemit diellor

ROMË, 9 maj /ATSH-ANSA/ – Një asteroid gjigant është shkëputur nga një tjetër sistem planetar dhe ka mbërritur në afërsi të sistemit tonë diellor.

Ky asteroid, zbulimi i fundit i shkencëtarëve, mendohet të jetë shkëputur mes Marsit dhe Jupiterit deri në kufirin e sistemit diellor.

Asteroidi quhet 2004 EW95 dhe është i pasur me karbon.

Prania e tij u vu re në brezin e Kuiperit, një rip prej gurësh kozmikë që ndodhet në orbitën e Neptunit.

Detajet e këtij asteroidi pasqyrohen në revistën ”Astrophysical Journal Letters”.

Asteroidi ka një diametër prej 300 kilometrash dhe ndodhet më shumë se katër miliardë kilometra nga Toka.

‘’Përbërja e tij është shumë e ndryshme nga objektet e tjera që vijnë nga jashtë sistemit diellor’’,thekson Tom Seccull, një kërkues shkencor.

‘’Përbërja dhe kompozimi i tij na ka detyruar që t’i japim një rëndësi të vecantë në krahasim me të tjerët në afërsi të tij‘’, thekson ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.