BUKURESHT, 9 maj /ATSH-AGERPRES/ – Bordi drejtues i Këshillit Kombëtar Kundër Diskriminimit (CNCD) mori sot vendimin që të gjobisë presidentin rumun, Klaus Iohannis, me 430 euro, për përdorimin e termit “penali”, një zhargon që përdoret për persona që janë nën procedura ligjore.
“Përdorimi i fjalës ‘penali’ nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, përfaqëson diskriminimin dhe shkel të drejtën për dinjitet të presonave nën procedura juridike, por që ende nuk janë dënuar”, deklaron CNCD në një deklaratë për shtyp.
“Një gjobë prej 430 eurosh u vendos me një votë që ishte pesë pro dhe katër kundër”, thuhet në këtë deklaratë./ /G.S/ a.jor.





















