Ballina Bota

RUMANI – Të paktën 72 të vdekur nga gripi

BUKURESHT, 4 shkurt /ATSH-AGERPRES-ANSA/ – Shtatëdhjetë e dy persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit në Rumani, ku dy  prej viktimave të fundit ishin një 32-vjeçar dhe një grua 41 vjeçe, raportuan autoritetet shëndetësore të Bukureshtit.

Të dy personat nuk ishin të vaksinuar ndaj kësaj sëmundjeje dhe kishin probleme të tjera serioze të shëndetit.

Vdekje të shumta për shkak të pasojave të gripit janë regjistruar gjithashtu në vende të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Kroaci, ku në fund të janarit viktimat e regjistruara kanë qenë 45.

Raste vdekjesh nga gripi janë regjistruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Serbi./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Një referendum për jelekverdhët arma sekrete e Macron
Artikulli tjetërManastirliu: Garantim 100% i Herceptinës për gratë me kancer gjiri