Ballina Flash

OVL-UÇK me aksion simbolik në gjashtëvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

PRISHTINË, 4 nëntor /ATSH/ Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të organizojnë të enjten një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në gjashtëvjetorin e arrestimit të tyre.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, në një konferencë për media tha se aktiviteti do të mbahet në orën 12:00, ku përfaqësuesit e tri organizatave do të përcjellin mesazhe publike në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

Syla bëri të ditur se kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që kryetarët dhe administratat komunale të dalin para objekteve të komunave në shenjë solidariteti.

Ai foli edhe për zhgënjimin e lidhur me kthimin e ligjit për dhomat e specializuara, duke thënë se presin reflektim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Për rastin e dytë në Hagë që do mbahet me 17 nëntor, OVL UÇK nuk pret dënim të drejtë.

Kjo organizatë nuk ka besim më në Gjykatën Speciale në Hagë. Ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim në shkallën e parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – ”Ullinjtë presin vjelësit”, fermerët përballen me mungesën e fuqisë punëtore
Artikulli tjetërIbrahimaj: 8,9 miliardë lekë në buxhetin 2027 për arsimin profesional dhe tregun e punës