Ballina Flash

Ndërtohet një fushë re futbolli në Shtoj të Shkodrës

TIRANË, 24 janar /ATSH/ Federata e Futbollit është drejt përfundimit të ndërtimit të një fushe të re sportive në fshatin Shtoj të Shkodrës, si pjesë e projektit “100 fushat”.

Aktualisht, po shtrohet tapeti sintetik, ndërsa punimet do të vazhdojnë me fazat e tjera, për të finalizuar me sukses këtë projekt.

Investimet e FSHF-së janë shtrirë në të gjithë vendin, me synimin për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe për të krijuar kushte më të mira për fëmijët që luajnë futboll.

Të gjitha këto projektet janë miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe po punohet me ritme të shpejta, përfshirë investimet për Kampionatit Evropian U-17 “Shqipëri 2025”, projektet në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe “100 fushat”.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPIKTURE – 104 vjet pa Amedeo Modiglianin, gjeniun ”e mallkuar” të artit modern
Artikulli tjetër“BE për shkollat”, 75 milionë euro për rindërtimin e 63 institucioneve arsimore