TIRANË, 17 janar /ATSH/ Brezi i 4-t i Ambasadorëve të Rinj Evropianë nga Shqipëria ka filluar zyrtarisht rrugëtimin, njoftoi zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Brezi i 4-t i Ambasadorëve të Rinj Evropianë nga Shqipëria, së bashku me kolegët e tyre të brezave të mëparshëm, u takuan të enjten në Europe House me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato për një prezantim dhe një shkëmbim fillestar idesh.
YEA-të e rinj u prezantuan dhe ndanë fushat e tyre të interesit, të cilat do të udhëheqin punën e tyre gjatë mandatit si Ambasadorë të Rinj Evropianë.
Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe rolin e tyre në formësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
“Mirë se vini dhe ne mezi presim të bëjmë gjëra të bukura së bashku”, tha ai.
/r.e/a.f/





















