Ballina Flash

Sako me ambasadorin Tarran: Bashkia e Durrësit, rritje e bashkëpunimit me OSBE-në

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u takua sot me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran.

Kryebashkiakja e Durrësit i shprehu mirënjohjen ambasadorit në lidhje me ndihmën e vazhdueshme që OSBE ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë.

“Shpreha vlerësimin për rolin e rëndësishëm të OSBE-së në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të institucioneve qendrore dhe lokale. Në këtë takim biseduam për tema të ndryshme siç janë çështjet e sigurisë, rinia, bashkëpunimi i frytshëm me OSBE-në në fusha të ndryshme dhe e vumë theksin në rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi midis Bashkisë së Durrësit dhe OSBE-së”, informoi Sako në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamjet: Hijeshia e Korçës nën vellon e dëborës
Artikulli tjetërMeta: Masakra e Reçakut i tregoi botës të vërtetën e mizorive në Kosovë