Ballina Flash

Kumbaro në Janinë: Bashkëpunim pozitiv me bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një vizitë në Janinë, me ftesë të kryebashkiakut Thomas Begkas, së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi dhe kryetarin e bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli.

Kumbaro u shpreh se në takim u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe mes bashkive.

“Patëm një takim të mbarë për të zgjeruar bashkëpunimin pozitiv, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe mes bashkive që ndodhen shumë pranë siç janë Janina me Gjirokastrën dhe Dropullin”, theksoi Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.

“Synojmë po ashtu perspektiva të reja komunikimi, oferta të përbashkëta turistike për vizitorët e huaj dhe shkëmbime aktivitetesh mes qyteteve tona, sepse na ndan kufiri, por mund të çojmë përpara projekte të forcimit dhe qëndrueshmërisë lokale përmes ekonomisë së turizmit”, u shpreh Kumbaro. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje Shqipëri- Kosovë për shkëmbimin e arkivave të viteve 1998-1999
Artikulli tjetërRindërtimi, Sako: 198 familje në Spitallë të Durrësit me shtëpi të reja