Ballina Aktualitet

Majko i përgjigjet Berishës: Vjedhja e votës nga ata që i vënë flakën vendit kur mbesin pa pushtet

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko reagoi sot ndaj  deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e konsideroi atë si “kriminelin më të madh elektoral në Kukës”.

“Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do të shohin çmendurinë që kanë para syve. Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës”, u shpreh Majko.

Duke komentuar më tej deklaratat e Berishës, Majko u shpreh se nuk beson se është aq i fortë sa të “vjedhë” fitoren e munguar të PD-së në qarkun e Kukësit, edhe të përsëritur.

“Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë t’u lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe iu dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati t’i vënë flakën vendit kur mbesin pa të”, u shpreh Majko.

“Ishte një kënaqësi t’u dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht”, shtoi ai. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Trudeau njofton dorëheqjen
Artikulli tjetërDy platforma për guida online në 200 agroturizmet shqiptare