VILNIUS, 6 janar /ATSH-ANSA/- Ne të gjithë duam paqe, por paqja mund dhe duhet të jetë e qëndrueshme, tha ministri i Jashtëm i Estonisë, Margyus Tsahkna në një intervistë per “Kiev Independent”.
“Ajo që në të vërtetë mungon në këtë moment është vullneti i Putinit për të arritur këtë paqe”, shtoi ai.
Tsahkna theksoi se qëllimi i Rusisë në Ukrainë është çrrënjosja e demokracisë në vend dhe delegjitimimi i saj – dhe se dorëzimi ndaj thirrjeve për një armëpushim në këtë kohë do të ishte në përfitim të Moskës.
“Ne duhet të kuptojmë se dhënia e një armëpushimi nuk do të thotë arritje e paqes. Çdo paqe pa garanci sigurie nuk është paqe,” tha politikani estonez.
“Perëndimi ka për detyrë të mbështesë Kievin duke ofruar mbështetje ushtarake, ekonomike dhe financiare”, tha Tsahkna. //a.i/






















