Ballina Aktualitet

Reshje dëbore në Kukës, prefekti Geca për ATSH-në: Akset kombëtare të qarkullueshme me goma dimërore

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës, ndërsa situata paraqitet e qetë dhe rrugët kombëtare janë të kalueshme.

Prefekti i qarkut Kukës, Agron Geca tha për ATSH-në se “i gjithë territori i Qarkut Kukës nga ora 01:00 e datës 04.01.2025  është përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar. Në këto momente reshjet janë ndaluar. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me goma dimërore”.

Sipas tij, subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Prefekti Geca informoi se “nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e Emergjencave Civile të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente, rrugët janë të kalueshme”.

I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç njësisë administrative Surroj, fshatrat Novosej, Turaj, njësisë administrative Shishtavec, fshatrat Qam dhe Mgullë, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës.

Prefekti Geca tha se “furnizimi me ujë të pijshëm është normal në gjithë qarkun”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Baerbock: BE nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Artikulli tjetërSPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv