Ballina Ekonomi

DPT: Rimbursuam 6,1 milionë euro për profesionistët e lirë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Administrata Tatimore vijon procesin e rimbursimit të kësteve të parapaguara të tatimit mbi fitimin dhe tatimfitimit të thjeshtuar për profesionistët e lirë, duke synuar përmbushjen e afatit ligjor të përcaktuar në aktin normativ, 30 dhjetor 2024.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, aktualisht janë rimbursuar 6,1 milionë euro për 7688 tatimpagues në total.

DPT fton 449 tatimpaguesit e mbetur të deklarojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën lek, për të garantuar një proces të shpejtë dhe të saktë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Yermak: Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e avionit azer
Artikulli tjetërRama ndan pamjet nga Gjinari turistik i mbuluar me dëborë