Ballina Ekonomi

Punime për mbrojtjen nga lumi Drino, mbrojtje për 350 hektarë tokë bujqësore


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Rehabilitimi i lumit Drino në Gjirokastër, do të zhdukë problemin e përmbytjes së zonave përreth, kryesisht toka bujqësore dhe rrugë.

Ministrja e Bujqësisë de Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet për mbrojtjen e krahut të majtë të lumit Drinos, që synon të ndalojë fenomenin e gërryerjes po ecin me ritme të larta.

“Përmes këtij investimi garantohet siguria e objekteve sociale dhe mbrojtja e 350 hektarëve tokë bujqësore në zonën e Gjirokastrës”, u shpreh ajo.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dëborës, ARRSH: Vijon pastrimi i rrugëve, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht
Artikulli tjetërBM – Starmer dënon sulmet e Rusisë në ditën e Krishtlindjeve në rrjetin elektrik të Ukrainës