Ballina Flash

Forcim i partneritetit Shqipëri-SHBA në qasjen ndaj sfidave kibernetike globale

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Franc Zylyftari dhe Enis Ylli morën pjesë në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës “Promovimi i Udhëheqësve të Rinj në Sigurinë Kibernetike” për të fituar njohuri mbi praktikat më të mira globale për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tranë.

Përmes programit, Franci dhe Enisi mësuan se si Shtetet e Bashkuara përdorin bashkëpunimin midis agjencive qeveritare, partneritetin mes sektorëve publikë dhe privatë dhe teknologjitë më të përparuara për të forcuar sigurinë kibernetike.

Rrjeti profesional që ata ndërtuan dhe idetë e reja që gjeneruan për sigurinë kibernetike të Shqipërisë shërbejnë për të forcuar partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në qasjen ndaj sfidave kibernetike globale. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale
Artikulli tjetërBRUKSEL – Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë zhvillimet e fundit në Ukrainë, LM, Siri dhe Gjeorgji