Ballina Aktualitet

Shtyhet seanca, Gjykata gjobit avokatët e Mediut

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Seanca në Gjykatës e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë sërish.

Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të cilët kishin paraqitur si arsye se ishin të angazhuar në procese të tjera.

Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, pasi mungesa e tyre u bë shkak për shtyrjen e procesit.

Seanca e radhës u caktua në datë 18 dhjetor, ora 09:00.

Mediu është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.

Çështja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda, e cila humbi fëmijën në tragjedinë e Gërdecit.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Sigurisë vizitë në RMV, në fokus ndryshimi i ligjit për shërbimin informativ
Artikulli tjetërEuropa League, katër arbitra shqiptarë në ndeshjen Hoffenheim – FCSB